![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/behgjet-pacolli-1-1.jpg)
Pacolli për heqjen e vizave: Ditë historike për vendin tonë
18 prill 2023
| 13:54
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKR), Behgjet Pacolli, ka uruar liberalizimin e vizave për Kosovën, e cila do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm.
Pacolli, përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se kjo është ditë historike për vendin, edhe pse, sipas tij, e vonuar.
“Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës! Një ditë historike për vendin tonë. Edhe pse e vonuar! Eurodeputetët më në fund miratojnë liberalizimin e vizave me Kosovën. Nga 1 janari lëvizim të gjithë të lirshëm! Akti do të nënshkruhet sot në ligj nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe presidenca suedeze e BE-së”, ka shkruar Pacolli.