Çitaku fajëson LV-në për vonesat në heqjen e vizave: I shkaktoi me kauza të rrejshme

18 prill 2023 | 13:58

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar për vendimin pozitiv të Parlamentit Evropian (PE) për heqjen e vizave për Kosovën.

Çitaku ka thënë se vonesat janë shkaktuar nga kauzat e rrejshme të Vetëvendosjes.

“Më shumë vjet vonesë, disa të shkaktuara nga kauzat e rrejshme të eksponentëve të klasës politike që sot janë në pushtet, e disa të tjera nga shpërfillja nga ana e BE-së, më në fund u përmbyll procesi i stërzgjatur i liberalizimit të vizave. Mirënjohje dhe falënderim të gjithë zyrtarëve publik, në Institucionet qendrore dhe lokale, për punën dhe angazhimin në përmbushjen e kritereve të paracaktuara nga Komisioni Evropian”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fati i Christophe Galtier në bankinën e Paris Saint-Germain tani…