Rohde pas vendimit për heqjen e vizave: S’mund ta shpreh sa i lumtur jam për qytetarët e Kosovës

18 prill 2023 | 14:59

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përshëndetur miratimin e liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian.

Ai ka shpërndarë një postim të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila i është gëzuar këtij miratimi.

“Më në fund është bërë! Me miratimin, përfundimisht sot nga Parlamenti Evropian, liberalizimi i vizave i vonuar do të futet më së voni deri më 1 janar 2024. Gjermania ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën që nga viti 2016”, ka shkruar ambasadori gjerman në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një…