Ambasadori amerikan në Serbi: Nuk do të dorëzohemi derisa asociacioni të ndodhë

18 prill 2023 | 15:02

Ambasadori amerikan në Beograd, Christophet Hill është shprehur se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është element kyç në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Të gjithë ndërmjetësit në dialog thonë sa më shpejt aq më mirë”, ka thënë Hill në një paraqitje para gazetarëve në Serbi.

Hill ka thënë se nuk dëshiron të flasë në emër të të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, por e  ka përmendur si prioritet kryesor, përcjell “Insajderi”.

“Ajo që mund të ju siguroj është se nuk do të dorëzohemi derisa të ndodhë”, ka thënë ambasadori amerikan, duke shtuar se do të bëjnë çmos që ta përmirësojnë bashkëpunimin me Serbinë në fusha të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përshëndetur miratimin…