Hoti për vizat: Kjo ditë është historike për qytetarët e Kosovës

18 prill 2023 | 16:31

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar qytetarët për miratimin e vizave në Parlamentin Evropian.

Ai ka thënë se heqja e vizave është lajm i mirë sepse është punuar për shumë vite që qytetarët të lëvizin lirshëm.

Hoti ka theksuar se ky proces “padrejtësisht u zvarrit nga bllokadat e kauzat e brendshme dhe nga vullneti i disa vendeve të BE-së”.

“Në Parlamentin Evropian sot është votuar pro heqjes së vizave për Kosovën. Heqja e vizave është lajm i mirë sepse është punuar për shumë vite që qytetarët të lëvizin lirshëm edhe pse padrejtësisht u zvarrit nga bllokadat e kauzat e brendshme dhe nga vullneti i disa vendeve të BE-së. Kjo ditë është historike për qytetarët e Republikës së Kosovës. Urime!”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shtyrë shqyrtimin…