Presidenti i Benficës, Interi: Luftojmë deri në sekondat e fundit

18 prill 2023 | 17:25

Benfica do të ketë një mision të vështirë për të përmbysur humbjen 0-2 në shtëpinë e saj ndaj Interit. Gjithsesi presidenti i klubit luzitan, Rui Costa nuk i ka humbur shpresat.

“Po e nisim me rezultat negativ, i pari pas 13 ndeshjeve të Ligës së Kampionëve në të cilat arritëm 10 fitore dhe dy barazime, diçka e pa menduar më parë për klubin. Është një rezultat që rezulton jo i drejtë duke pasur parasysh atë që ndodhi në fushë, por ne duhet të luftojmë deri në sekondën e fundit dhe këtë do të bëjmë. Jam plotësisht i vetëdijshëm se skuadra do ta bëjë këtë. Për Benficën, çdo ndeshje është më e rëndësishmja. Tani për tani është më e rëndësishmja, sepse është ajo që do të na lejonte të ecnim përpara në kompeticion. Ne nuk do të hedhim poshtë sezonin dhe do të luftojmë deri në sekondën e fundit”, deklaroi Rui Costa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka njoftuar se të martën është themeluar…