Ministria Vitia viziton fëmijët që u lënduan nga rryma, jep detaje për gjendjen e tyre

18 prill 2023 | 17:35

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka vizituar të dy fëmijët, të cilët sot kanë pësuar lëndime në Shkollën “Faik Konica”, si pasojë e një problemi me energji elektrike.

Vitia i cili i ka vizituar fëmijët e lënduar të cilët janë të shtrirë për trajtim në QKUK, ka thënë se janë jashtë rrezikut për jetë dhe se janë në gjendje stabile.

“Janë jashtë rrezikut për jetë. Njëri ka qenë në gjendje pak më të rëndë, por tani me intervenimin e shpejtë të mjekëve dhe angazhimin profesional të profesionistëve shëndetësor, të dy janë në gjendje të qetë. Pas intervenimit gjendja është stabile. Pata rast me fol me të dhe fal zotit, është në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetë.

Me rëndësi është se dy çunat janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Al-Nassr Cristiano Ronaldo ka bërë një ekip simbolik…