Milani kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

18 prill 2023 | 23:02

AC Milan ka siguruar gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Kuqezinjtë kanë triumfuar 0-1 ndaj Napolit në ndeshjen e kthimit falë një goli të Giroud në minutën e 43′, ndërsa më parë kishte gabuar në minutën e 22′ nga pika e bardhë.

Napoli kishte mundësinë të rihapte sfidën, por Kvaratskhelia gaboi nga penalltia në minutën e 82′.

Tashmë, skuadra e Piolit pret e qetë në gjysmëfinale fituesin e sfidën Inter-Benfica që do të luhet të mërkurën në San Siro. Ndeshja e parë në Portugali përfundoi me fitoren e Interit 0-2.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se liberalizimi i…