Arrestohet shqiptari në Itali, kishte fshehur drogë brenda furrës së bukës

19 prill 2023 | 08:03

Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për trafik droge.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari kishte një furrë buke në Genova dhe se e kishte kthyer atë në një biznes për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Policia i gjeti një sasi hashash të fshehura brenda magazinës ngjitur me furrën e bukës.

Policia gjeti dhe sekuestroi në shtëpinë e të dyshuarit 9 mijë euro para të gatshme, që besohet se janë të ardhura nga shitja e drogës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pastrues treni 80-vjeçar, i cili ka punuar në stacionin…