Bayerni shpreson në mrekulli, Interi pret të konfirmohet në gjysmëfinale  

19 prill 2023 | 11:31

Pep Guardiola rikthehet si kundërshtar në “Allianz Arena” aty ku ka punuar një kohë të gjatë si trajner i Bayern Munchen.

Manchester City thuajse e ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale pas fitores me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë, por në anën tjetër kampionët e Gjermanisë po shpresojnë të kenë një shfaqje të jashtëzakonshme dhe pse jo të përmbysin rezultatin.

Mirëpo përveç humbjes një skenarë i keq i ndodhi klubit gjerman, pasi lojtarët janë ngatërruar ndërmjet veti ku Sadio Mane dyshohet se goditi Leroy Sanen. Në klubin gjerman dy mungesat e mëdha janë Manuel Neuer dhe Lucas Hernandez, kurse Mane rikthehet pas suspendimit. Eric Maxim Choupo-Moting mbetet në dyshim, ani pse ka filluar të stërvitet. Në anën tjetër mungesa e vetme e Cityt është Phil Foden.

Veterani i Bayernit, Thomas Muller ka deklaruar se “bavarezët” janë në gjendje të bëjnë “mrekullinë” përballë “qytetarëve”. “Ne besojmë se kemi ende një shans. Duhet të fillojmë mirë ndoshta të çojmë 1-0 në pushim. Nuk duhet të shkojmë në 3-0 pas 10 minutash, por duhet të shënojmë dhe të vazhdojmë. Nëse shënojmë të dytin në të 80-ën, kemi edhe 15 minuta. Besoj se është e mundur”, ka thënë Muller.

Sonte (e mërkurë) zhvillohet edhe ndeshja tjetër mes Interit dhe Benficës. Skuadra italianë ka fituar në Portugali me rezultat 0-2 në ndeshjen e parë dhe tash është shumë afër kualifikimit në gjysmëfinale. Të dyja këto ndeshje fillojnë në orë 21:00.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Amerikën Latine kanë arrestuar 14.260 njerëz dhe kanë…