Ancelotti: Shpresoj të takohemi në finale me Milanin

19 prill 2023 | 12:11

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid e ka shijuar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Klubi mbretëror e ka mposhtur Chelsean në të dyja ndeshjet.

“Ishte një ndeshje ku vuajtëm, por e prisnim. Chelsea nuk është një skuadër e lehtë për tu përballur. Në total, zhvilluam dy ndeshje me nivel të lartë, është një rezultat i merituar, për këtë jemi të lumtur. Milan? Ky është një rrugëtim i madh, por më duhet t’i bëj komplimentet edhe Napolit që ka bërë një sezon fantastik, ata do fitojnë Serie A, e meritojnë. Ideale do të ishte nëse me Milanin do të përballeshim në finale, por ka ende shumë rrugë deri aty. Historia në këto kompeticione ka shumë rëndësi, jo më kot Reali dhe Milan janë dy ekipet që kanë fituar më shumë në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Ancelotti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar…