Mungesa e deputetëve të LV-së në Kuvend, Çitaku: Papërgjegjësi e skajshme

19 prill 2023 | 12:14

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar deputetët e partisë në pushtet pasi sot (e mërkurë) nuk kanë arritur që të sigurojnë numrat për t’i miratuar nismat ligjore.

Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi është duke dështuar t’i sigurojë votat e nevojshme në Kuvend.

“Një parti që ka fituar mbi 50 për qind  të votave dështon në mënyrë të vazhdueshme të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend.  Papërgjegjësi e skajshme.  Puna e parë dhe kryesore e deputetëve është miratimi dhe inicimi i nismave ligjore. Jo hajt pak. Jo deklarimet jashtë rendit të ditës. Jo show.  Është vend pune. Është kontratë me qytetarin”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid e ka shijuar kualifikimin…