Mjeku nga Kosova vdiq në aksident, arrestohet 81-vjeçari që dyshohet se e shkeli me veturë

19 prill 2023 | 12:19

30-vjeçari Jetmir Morina ka vdekur në një aksident pasi është goditur nga një veturë në Zvicër.

Ngjarja tragjike ka ndodhur të mërkurën e javës së kaluar në autostradën “A1” që çon në drejtim të Zurichut.

E një javë më pas policia e ka arrestuar një person të dyshuar.

Siç shkruan gazeta “Blick.ch” në pranga ka rënë një 81-vjeçar, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

Ai dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Mjeku i ri nga Kosova në momentin e ngjarjes së rëndë ishte duke i ndihmuar një personi tjetër, i cili ishte aksidentuar në këtë autostradë.

30-vjeçari nga fshati Topanicë e Kamenicës, ka studiuar për stomatologji.

Ai para gjashtë vjetësh ishte vendosur në Zvicër tek gruaja e tij, me të cilën ka edhe tri vajza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka…