FFK-ja organizon kursin për trajnerë për Licencën UEFA C

19 prill 2023 | 14:03

Federata e Futbollit e Kosovës organizon kursin për trajnerë të Licencës C (UEFA C), në bashkëpunim me platformën unike të mësimdhënies dhe mësimnxënies Edubreak.

Kursi do të organizohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku do të mbahen ligjëratat dhe stërvitjet. Ligjëratat dhe stërvitjet mbahen nga e hëna në të premten. FFK-ja njofton se pjesëmarrja e plotë është obligative dhe nuk do të këtë nevojë për akomodim apo fjetje. Numri maksimal i pjesëmarrësve për ketë kurs do të jetë 24.

Kandidatët e interesuar duhet të kenë Laptop/Desktop dhe lidhje në internet derisa kursi kushton 200 euro. Kursi do të fillojë nga data 08.05.2023.

Kriteret për pjesëmarrje në Kursin për Licencën C:

  • Aplikacionet dhe formularët e regjistrimit të FFK-së të plotësuara (shkarko këtu)
  • Dy foto (dimensionet e pasaportës)
  • Certifikata shëndetësore( jo më e vjetër se gjashtë muaj)
  • Dëshmi që ai/ajo nuk është dënuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë vepër penale
  • Dëshmi mbi edukimin (së paku diploma e shkollës së mesme)
  • Minimumi i moshës së kandidatit duhet të jetë 18 vjet.

Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë aplikimet online ose të paraqesin dokumentet deri më 29.04.2023 tek: [email protected]

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka…