Tahiri për dështimin e seancës së Kuvendit E papranueshme, po abuzohet me besimin e qytetarëve

19 prill 2023 | 14:23

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, e ka quajtur të papranueshme dështimin e seancave për shkak të kuorumit.

Sipas tij, Kuvendi është kthyer në një lojë me numra që vjen si rrjedhojë e një qasje autoritare, e arbitrare të qeverisë tash e dy vjet.

Ai ka pohuar se kjo qasje është e papranueshme dhe është abuzim me besimin qytetar.

“Fatkeqësisht jeni dëshmitar edhe të një dështimi të seancës së Kuvendit. Ky dështim vjen si rrjedhojë e një qasje totalisht jo të përgjegjshme e jo serioze të mazhorancës. Na e shtyn seancën e parë për në ora 12:30 edhe kjo seancë dështoi për shkak se u mungojnë numrat”.

“Është e papranueshme dhe është abuzim me besimin qytetar me qasjen që e ka kjo qeveri dhe kjo mazhorancë. Kuvendi është kthyer në një lojë me numra që vjen si rrjedhojë e një qasje autoritare, arbitrare që e ka pas tash e dy vjet”, ka thënë Tahiri, raporton “EO”.

Kuvendi ka dështuar që të mbajë vazhdimin e seancës së mërkurën në mungesë të kuorumit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City niset i favorizuar në “Allianz Arena” përballë Bayern…