Interi në gjysmëfinale të Champions League, përballet me Milanin

19 prill 2023 | 23:13

Skuadra e Interit ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale të Champions League.

Zikaltërit sonte barazuan me Benfican në ndeshjen e kthimit me rezultat 3-3, por kalojnë tutje me rezultat të përgjithshëm 5-3.

Golat për Interin i shënuan Barella 14′, Lautaro Martinez 65′ dhe Correa 78′.

Te Benfica realizuan Aursnes 38′, Antonio Silva 86′ dhe Musa në 90+5.

Në gjysmëfinale interi do të përballet me rivalët lokal, AC Milan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të Champions League. Cityzens…