PDK-ja kërkon raportimin e Rizvanollit pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut

20 prill 2023 | 10:50

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli që të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi. Ai për këtë ka propozuar një mocion.

Tahiri ka thënë se Krasniqi ka qenë zyrtarë i lartë i Vetëvendosjes. “Ky bord e ka emëruar kryeshef një zyrtar të lartë të partisë. Si grup parlamentar i kemi ngritur shqetësimet tona. Kemi themeluar një komision hetimore dhe kemi përgatitur një dosje për prokurori. Dje Prokuroria Speciale e ka arrestuar kryeshefin Krasniqi. Aty ka ndodhur një abuzim i madh tenderat një burimor, subvencionimi i tarifave. Emri i këtyre keqpërdorimeve është emri kryeshefit. Këto keqpërdorime duhet të ndalen”, ka thënë Tahiri.

Ai e ka përgëzuar Prokurorinë për punën dhe ka thënë se nuk duhet të bien pre e sulmeve nga politika.

“Është e rëndësishme që ministrja e Zhvillimit Ekonomik të dalë para deputetëve dhe të raportojë para deputetëve të na raportojë sa tenderë janë duke u hetuar. Për çfarë abuzime po bëhet fjalë, sa është vlera monetare e këtyre abuzimeve? Është e rëndësishme që sot ta votoni këtë mocion dhe si pikë e parë të renditet debate në lidhje me arrestimet e djeshme” , shtoi Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo kapi organet gjenitale kur dëgjoi thirrjet e tifozëve,…