Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin

21 prill 2023 | 07:18

Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit. Festë kjo që vjen pas Muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit myslimanët agjërojnë në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Në Kosovë ceremonia kryesor është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmet Fati”, raporton Ekonomia Online.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, pasi ka uruar besimtarët për këtë festë ka bërë thirrje për unitet.

Sipas tij, Fitër Bajrami është festa më popullpre që presin gjithë grupmoshat.

“Në këtë mëngjes të bukur jemi mbledhur në xhamitë tona për të festuar Fitër Bajramin, fest që bartë harenë, gëzimin në zemrat e besimtarit. Të gjithë besomtarët urojnë e gëzojnë, ngase për një muaj kanë zbatuar urdhërin e Zotit për agjërim”, ka theksuar Tërnava.

Mesazhe urimi dërguan edhe qytetarët pas faljes së namazit të Fitër Bajramit. Ata kanë bërë thirrje që njerëzit të jetojnë në paqe dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët…