Osmani: Uroj që Fitër Bajrami të kalojë në atmosferë dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi
21 prill 2023
| 08:43
Besimtarët myslimanë, në shumicën e vendeve të botës, festojnë sot festën e Fitër Bajramit.
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar që Fitër Bajrami të kalojë në atmosferë dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi.
“Kjo festë që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, karakterizohet me solidaritet ndërnjerëzor, një trashëgimi e jona e bartur ndër breza”.
“Le të shërbejë kjo ditë feste për t’u afruar me njëri-tjetrin, sikurse edhe për t`i mbështetur njerëzit e tjerë në nevojë. U pranofshin lutjet tuaja dhe sakrifica përgjatë muajit të Ramazanit dhe ju përcjelltë gjithnjë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja! Me fat Fitër Bajramin!”, është thënë në urimin e presidentes Osmani.