Mijëra besimtarë myslimanë falën namazin e Fitër Bajramit në sheshin Skënderbej

21 prill 2023 | 10:38

Mijëra besimtarë myslimanë janë mbledhur mëngjesin e sotëm në sheshin Skënberbej, ku u organizua ceremonia e faljes së namazit të Fitër Bajramit në Tiranë.

Ceremonia nisi rreth orës 06:00, ndërsa namazi u fal në orën 06:40. Ajo nisi me leximin e kuranit, vazhdoi me një ligjeratë, faljen e namazit dhe Hytbe.

Fitër Bajrami shënon për myslimanët fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Urime!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe në Skënderaj u falë namazi i Fitër Bajramit me…