Haradinaj në Austri, viziton djemtë e dëshmorit të parë të UÇK-së në Rahovec

21 prill 2023 | 13:58

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga kryetari i Rahovecit dhe deputeten Time Kadrijaj po qëndrojnë në Austri.

Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se ishte i nderuar që vizitën në Austri ta niste tek familja e Adri dhe Nuri Bugarit, djemtë e dëshmorit të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rahovec, Abdullah Bugarit.

“Së bashku me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, deputeten Time Kadrijaj dhe struktura të AAK-së i përgëzuam për kontributin e tyre të vazhdueshem ndaj atdheut, edhe pse jetojnë larg tij”, ka shkruar Haradinaj né “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E përditshmja e Berlinit “Tagespiegel” thotë për vendosjen e regjimit…