Mot me vranësira në fundjavë

21 prill 2023 | 23:50

Në fundjavë moti parashihet të jetë me diell dhe vranësira, gjatë ditës pritet të ketë edhe reshje të dobëta shiu.

Sipas njoftimi të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën do të ketë mot me diell dhe pjesërisht të vranët.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, ndërsa për rreth relievit malor, reshjet parashihen të jenë të intensitetit mesatar”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, raporton teve1.info

Të dielen parashihet mot kryesisht i ngjashëm, por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës.

“Diell dhe vranësira të cilat nëpër vende të izoluara mund të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar. Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në librin e fundit të Blendi Fevziut dhe Baton Haxhiut…