Djali i heroit, thirrje shokëve të idealit të bacës Jakup: Anulojeni një vikend luksi e shkoni në Hagë

22 prill 2023 | 14:06

Djali i heroit të kombit, Abdullah Tahiri u ka bërë thirrje shokëve të idealit të bacës Jakup Krasniqi që të lënë luksin në fund të javës dhe të shkojnë në vizitë në Hagë.

“Pas vizitës së Isa Mustafës në Hagë, kam pritur që kthesën e madhe do ta bëjnë ish të burgosurit politik, shokët e bacës Jakup, ata të cilët me vite kishin qëndruar bashkë nëpër burgjet serbe.”, kështu ka shkruan ndër tjera në “Facebook”, Ilir Tahiri. Tahiri ka aluduar në shokët e idelait të bacës Jakup duke përmend emrin e Hydajet Hysenit.

“Kur shohim e dëgjojmë se ish kreret e UÇK-së po i vizitojnë kongresmen, politikaj, gazetarë, biznismen, klerik fetarë e diplomat të rangjeve të ndryshme vendore e ndërkombëtare, lind pyetja: pse nuk i shohim atje edhe të burgosurit politikë, si bacën Hydajet me shokë?!”, ka pyet djali i heroit Avdullah Tahiri i vrarë në masakrën e Dubravës

Ndajeni një pagë, një vikend luksi në Shqipëri, apo një pushim modest dhe shkoni te baci Jakup në Hagë.

Pas vizitës së Isa Mustafës në Hagë, kam pritur që kthesën e madhe do ta bëjnë ish të burgosurit politik, shokët e bacës Jakup, ata të cilët me vite kishin qëndruar bashkë nëpër burgjet serbe.

Kur shohim e dëgjojmë se ish kreret e UÇK-së po i vizitojnë kongresmen, politikaj, gazetarë, biznismen, klerik fetarë e diplomat të rangjeve të ndryshme vendore e ndërkombëtare, lind pyetja: pse nuk i shohim atje edhe të burgosurit politikë, si bacën Hydajet me shokë?!

E kuptueshme që nuk ka qenë e lehtë t’i bashkohesh Jakup Krasniqit në luftë, ama jo shumë e kuptueshme të mos të gjinden dy ditë kohë për ta vizituar atë në Hagë.

E kuptueshme që vizita ka kosto financiare, ama nuk e besoj që është aq e papërballueshme sa të mos mund të mbulohej, kur shumicën e shokëve të tij i shoh duke bërë pushime luksoze 2-3 herë gjatë vitit.

Baca Jakup, si gjithë të tjerët që po qëndrojnë atje, nuk është se nuk ka bërë mjaftueshëm për shokët e tij. Secili ish i burgosur politik që ka trokitur në derën e tij gjatë kohës sa Baci ka qenë në pushtet, për secilin hall që kanë pasur u ka gjetur zgjidhje.

Prandaj, mjafton ta ndani një pagë mujore të një familjari të punësuar ose një pjesë të shumës të cilën qeveria e Kosovës ua ka kompemzuar për qëndrimin në burgjet serbo-jugosllave  dhe me atë shumë apo pagë mund ta realizoni vizitën.

Shkoni sepse atje do të merrni forcë dhe zemër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e shoqatës “Heroina”, Shkurte Haxhiu, ka bërë të ditur…