![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/5A249242-1437-4D12-8B33-B6F98F0AFC8A.jpeg)
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës hyn në agjendë për të hënën
22 prill 2023
| 15:00
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka hyrë në agjendën e këtij institucioni për ditën e hënë.
Sipas publikimit të agjendës së Komitetit të Ministrave, bëhet e ditur se pika 2.4 do të jetë për aplikimet për anëtarësim.
Ndërsa, në bazë të kësaj agjende, nuk bëhet e ditur se për anëtarësimin e cilit shtet bëhet fjalë.