Ministri Mehaj viziton familjen e dëshmorit Ersan Mazreku

22 prill 2023 | 19:43

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar në Prizren familjen e dëshmorit, Ersan Mazreku.

Ai ka thënë se Republika e Kosovës është e të gjithë atyre që e duan, e respektojnë dhe i shërbejnë me përkushtim e krenari.

“I tillë ka qenë edhe dëshmori nga radhët e komunitetit turk, Ersan Mazreku. Ishte i ri në moshë, por i vendosur për të shërbyer në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe përmes saj t’i shërbej popullit dhe Republikës”.

“Dëshmorët tanë janë ata që na mundësuan të jetojmë të lirë, respektin dhe nderimin për ta e kemi obligim mbarëkombëtar”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një ndeshje të vështirë në Gjilan, skuadra e Dritës…