Publikohet video se si ndodhi përleshja në ndeshjen në hendboll mes Vushtrrisë dhe Trepçës

22 prill 2023 | 22:30

Sot është ndërprerë ndeshja e hendbollit mes Vushtrrisë dhe Trepçës, ku pas një tollovi mes lojtarëve kanë hyrë në terren edhe tifozët vendas dhe kanë sulmuar lojtarët mitrovicas.

KH Trepça ka postuar në “Facebook” videon ku shihet se si ndodhi përleshja.

“Shumë e shumë sulmin e ligë e të pabesë e kemi mbijetuar. Shumë e shumë do të mbijetojmë. E ju të pabesë që e keni hëngër bukën e klubit tonë, turpi ju mbuloftë. Trepça do të vazhdojë të jap shkollë hendbolli e edukate”, është shkruar nga KH Trepça në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vizita me rastin e festës së Bajramit të Fitrit, u…