Sveçla një ditë para zgjedhjeve në veri: Tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe
22 prill 2023
| 21:59
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se pjesa veriore e Kosovës është duke frymuar ndryshe.
Ai në fotografitë që e ka postuar në “Facebook” shihte duke u përshëndetur me qytetarë në pesën veriore të Kosovës, i shoqëruar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja dhe ministri i Bujqësis, Faton Peci.
Sveçla për katër komunat veriore të Kosovës ka thënë në “Facebook” se “tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe”.