Pacolli emëroi përfaqësuesit e Kosovës në Komisionin e Venedikut

06 gusht 2018 | 10:09

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në një takim të zhvilluar sot, ka kumtuar vendimin për emërimin e dy anëtarëve përfaqësues të Republikës së Kosovës në Komisionin Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venedikut), i cili është mekanizëm në kuadër të Këshillit të Evropës.

Dy anëtarët e rinj të emëruar janë profesorët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi dhe Visar Morina.

“Gjatë takimit, Pacolli, i kërkoi anëtarëve të sapoemëruar angazhim maksimal dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Komisionin e Venedikut, kurse profesor Qerimi dhe Morina, u zotuan për një punë dhe përfaqësim profesional të Republikës së Kosovës në këtë mekanizëm, me synimin e përmirësimit të rendit juridik, nivelit të demokracisë dhe forcimit të pozicionit të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për media të MPJ-së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë javë do…