Voton kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Betim Osmani

23 prill 2023 | 09:28
Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut nga Inciativa Qytetare ‘Mitrovica’, Betim Osmani, ka votuar në zgjedhjet e sotme.

Mitrovica e Veriut është komunë në të cilën kanë të drejtë vote 18 mijë e 118 votues, të shpërndarë në pesë qendra të votimit.

Kandidatët për këtë komunë janë Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare ‘Mitrovica’, Taulant Kelmendi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe në këtë komunë, sikurse në komunat e tjera, deri më tash ka pasur interesim të vogël për të votuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq ka folur për zgjedhjet…