Pantoviqi: Ka ardhur koha për ndryshme në Komunën e Zveçanit

23 prill 2023 | 09:56

Kandidatja e vetme serbe në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Zveçanit, Sllagjana Pantoviq, ka votuar në qendrën e votimit e cila gjendet krejt pranë stacionit të policisë në këtë komunë, raporton KosovaPress.

Me këtë rast, në një prononcim për media ajo deklaroi se ka ardhur koha për ndryshime pas qeverisjes dhjetëvjeçare të Listës Serbe në këtë komunë.

Kandidatja e vetme serbe në zgjedhjet e 23 prillit që po mbahen në veri të vendit është shprehur optimiste se edhe serbët do të dalin në votime.

Në Komunën e Zveçanit të drejtë vote kanë 6 mijë e 661 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca ka filluar një “operacion të shpejtë evakuimi” të qytetarëve…