Interi fiton ndaj Empolit

23 prill 2023 | 14:43

Pas katër humbjeve dhe një barazimi të marrë në pesë ndeshjet e mëparshme të luajtura në kampionat, Interi është kthyer te fitorja në kampionat.

Milanezët kanë mundur me rezultatin 3-0 skuadrën e Empolit në javën e 31-të Serisë A dhe tani është ngjitur përkohësisht në vendin e pestë duke parakaluar Milanin, që do të luajë në orën 18:00 kundër Lecces.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultatin baras dhe pa gola o-0.

Me të filluar pjesa e dytë Neroazzurët shënuan, kur në minutën e 48-të, Lukaku shfrytëzoi një asistim të Brozovic dhe realizoi për 0-1.

Ishte minuta e 76-të e ndeshjes kur Lukaku shënoi golin e sigurisë për 0-2 pas asistimit nga Hakan Calhanoglu.

E krejt në fund të ndeshjes, sulmuesi belg kësaj radhe asistoi për Lautaro Martinezin i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 0-3.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka zhvilluar një takim…