Hashim Thaçi mbush 55 vjet

24 prill 2023 | 08:16

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot mbush 55 vjet. Për dallim nga vitet e kaluara kur ai festonte pranë familjes, kjo datëlindje Thaçin e gjen në Hagë, ku po akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014.

Thaçi ishte, gjithashtu, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai shërbeu edhe si kreu i një qeverie të përkohshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në internet është shpërndarë videoja e politikanëve kanadezë, të cilët…