Ukrainasit marrin kontrollin në territorin e bregut lindor të lumit Dnieper

24 prill 2023 | 08:33

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) njoftoi se forcat ukrainase kanë zënë pozicione në bregun e majtë (lindor) të lumit Dnieper në Kherson.

Analistët e institutit amerikan thanë se burimet ruse kishin ofruar pamje të mjaftueshme për të konfirmuar se vendosjen e forcave në bregun lindor të rajonit Kherson.

Pamjet e gjeolokuara të lëshuara nga milblogeri rus më 22 prill tregojnë forcat ukrainase duke marrë pozicione në bregun e lumit Dnieper, shtatë kilometra në jugperëndim të Khersonit dhe duke avancuar në skajet veriore të vendbanimit në autostradën E97, si dhe në perëndim të Dachi, 10 km në jug të Khersonit.

Këto pamje tregojnë gjithashtu se forcat ruse nuk kontrollojnë ishujt në lumë, Kinka dhe Chaika, më pak se gjysmë kilometër në veri të pozicioneve të gjeolokuara ukrainase pranë urës Antonivka.

Analistët vunë në dukje gjithashtu se ushtarët rusë u ankuan se shkaku i mungesës së artilerisë, trupat ukrainase zbarkuan në bregun lindor për shkak të centralizimit të tepruar të komandës ushtarake ruse.

ISW theksoi se kjo është hera e parë që territori në bregun lindor të lumit Dnieper në rajonin Kherson është nën kontrollin e Ukrainës. Kjo konfirmohet nga imazhet e besueshme të gjeolokacionit të pozicioneve ukrainase në bregun lindor, si dhe raportet ruse nga burime të ndryshme për praninë e vazhdueshme të ukrainasve në këtë zonë. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në draftin e Programit Kombëtar të Shkencës për vitet 2023-2028…