Dhunohet nga një grup personash, viktima nga Ferizaj mbetet shtatzënë
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast dhunimi në Ferizaj, ku si shkak viktima ka mbetur shtatzënë.
Ankuesja ka raportuar se persona të panjohur e kanë shfrytëzuar seksualisht, dhe e njëjta ka mbetur shtatzënë.
Viktima është dërguar në QKUK, në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktimën kosovare persona të panjohur e kanë shfrytëzuar seksualisht, dhe e njëjta ka mbetur shtatzënë. Viktima është dërguar në QKUK-në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore”, ka njoftuar policia.