Zelensky: Jemi më të fortë se një vit më parë, nuk do të heqim dorë nga mbrojtja e Bakhmutit

24 prill 2023 | 12:12

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ai është i sigurt në aftësinë e vendit të tij për të zmbrapsur një pushtim rus dhe shtoi se Ukraina po përgatitet për një kundërsulm.

Në një intervistë për Alarabia, ai pranoi se situata është “sfiduese”, por se vendi i tij po forcohet për luftën.

“Nuk mund ta përshkruaj situatën si të mirë, por ne po luftojmë. Jemi më të fortë se një vit më parë”, theksoi ai.

Zelensky hodhi poshtë rëndësinë e dokumenteve të zbuluara amerikane në lidhje me kundërofensivën, ndërsa shprehu besimin për suksesin e saj, megjithëse nuk dha asnjë detaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…