Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Kusari-Lila fajëson opozitën

24 prill 2023 | 12:36

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me dije se të hënën nuk ka arritur të mbahet mbledhja e rregullt e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Ajo në një konferencë për media, ka thënë se mbledhja nuk është mbajtur si pasojë e mungesës së anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Ndër tjera, ajo është shprehur se deputetët e opozitës në seanca dhe në mbledhje të Kryesisë së Kuvendit janë duke abstenuar vazhdimisht për propozimet dhe projektligjet që bëhen.

“E konsiderojmë totalisht të papranueshme dhe tërësisht jo të përgjegjshme abstenimin e vazhdueshëm të opozitës”.

“Arsyetimet se pozita e mban përgjegjësinë se tashmë më nuk pinë ujë, për shkak se puna dhe përgjegjësinë që e marrin deputetët është miratimin e projektligjeve, me votimet e ndryshme të raporteve natyrisht edhe votimet në Kuvend”, ka thënë Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey…