Investimi 30 milionësh, Pandeli Majko: Kjo vepër arti inxhinierik lehtëson lëvizjen drejt Kosovës dhe Kukësit

24 prill 2023 | 14:00

Ish kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, sot ka vizituar Kukësin. Majko është takuar me kryetarin aktual të Bashkisë së Kukësit, dhe kandidatin e Partisë Socialiste për kryetar të kësaj bashkie, Safet Gjici.

Majko është përgjegjës për menaxhimin e fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste për kryetar të Bashkive të veriut të Shqipërisë, Kukës, Has e Tropojë.

Gjatë kësaj vizite respektivisht fushatës parazgjedhore, Majko ka vizituar edhe kantierin e madh tek Ura e Drinit ku është duke u ndërtuar një art inxhinierik me “harkun” ndër më të mëdhatë në botë.

Kështu ka bërë të ditur vet Majko në llogarinë  e vet në “Facebook”:

Sot, me Safetin vizituam ndërtimin e Urës së Drinit të Zi…

Inxhinierët shqiptarë dhe italianë na informuan se kjo urë për “harkun” e saj sot është… e para në botë! Që tani ajo po vizitohet për veçantitë e projektimit dhe ndërtimit të saj!

Ky është një investim prej 30 milionë euro dhe një vepër arti inxhinierik! Ura e Drinit të zi do të lehtësojë lëvizjen drejt Kosovës dhe Kukësit. Ajo përfundon brenda këtij viti!

Gjithmonë përpara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në hapje të “Panairit të librit akademik dhe shkencor”,…