Peja 03 kampione e Ligës së Parë, inkuadrohet në Superligë

24 prill 2023 | 14:10

Peja 03 është shpallur kampione e Ligës së Parë të Femrave. Skuadra pejane në dy ndeshjet finale ka qenë më e mirë se WBC Bashkimi.

Sfidën e parë vashat pejane e fituan 55:50, kurse takimin  e dytë në Therandë e fituan 47:53 (11:13, 17:10, 6:16, 13:14).

Peja 03 kishte përfunduar garat e rregullta me 13 fitore e një humbje, ndërsa WBC Bashkimi 12 fitore e dy humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se në takimin e radhës…