Vuçiqi: Do të votojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

24 prill 2023 | 14:28

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se Serbia do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KE).

Këto komente ai i ka bërë gjatë një paraqitje për media pas zgjedhjeve të djeshme në katër komunat në veri të Kosovës.

“Mos na gënjeni dhe mos na mashtroni më, vetëm kaq kam për t’ju ​​thënë, atyre nga Evropa dhe bota që mendojnë se kanë të drejtë të na mashtrojnë dhe t’i interpretojnë gjërat ashtu siç e shohin të arsyeshme, jo siç është shkruar apo ashtu siç jemi marrë vesh”, ka thënë ai.

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të jetë në rend dite të takimit të sotëm të Këshillit ministror të kësaj organizate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daut Haradinaj, ish-komandanti i Brigadës “Jusuf Gërvalla” dhe ish deputet…