Endriti viziton babain në Hagë: Ishte me disponim, sikurse kur u çlirua Kosova

24 prill 2023 | 15:43

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi feston sot, ditëlindjen e 55-të. E për këtë rast, Endriti, djali i tij, e ka vizituar në Hagë, ku tregoi se ish-presidenti kosovar ishte me shëndet dhe disponim të shkëlqyeshëm.

Endriti theksoi se babai i tij 55 vjet i bëri, por sipas tij, 5500 punë të vogla e të mëdha poashtu i ka kryer deri tash.

“Sapo e vizitova babain për ditëlindje. Më priti me qeshje dhe hajgare, ishte me shëndet dhe disponim shkëlqyeshëm – sikurse kur u çlirua Kosova apo kur e shpalli pavarësinë. 55 vjet i bëri por 5500 punë të vogla e të mëdha poashtu i ka kryer deri tash. Urime ditëlindja babë nga mami dhe unë. Vitin e ardhshëm e festofshim në shtëpi!”, ka thënë Endriti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të pasur një llogari të verifikuar në Twitter duhet…