Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave narkotike në Vushtrri
24 prill 2023
| 16:00
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Vushtrri e ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Arrestimi i të dyshuarit F.Z. 27-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është realizuar në fshatin Dervarë në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një veturë me ç’rast gjatë kontrollit brenda në veturë është gjetur një kavanoz me substancë të dyshuar narkotike. Me rrjedhën e mëtejme hetimore po vazhdon njësia përkatëse në kuadër të DHTN- në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e policisë.