Gashi: Nurie Zekaj vdiq derisa bartte epruvetat me mostrat e nxënësve të helmuar

24 prill 2023 | 19:55

Aktivistja Hava Gashi e ka kujtuar aktivisten për Pajtimin e Gjaqeve, Nurie Zekaj, e cila kishte vdekur në mënyrë tragjike 33 vjet më parë.

Përpos për pajtimin e gjaqeve, Zekaj, sipas Gashit, ishte angazhuar edhe me dërgimin në Zvicër të mostrave të gjakut të studentëve të helmuar shqiptarë.

“Nurija ishte aktiviste në aksionin e pajtimit të gjaqeve dhe padyshim ishte edhe ajo e brengosur në kohën e helmimeve, si të gjithë ne të tjerët, dhe paralel me vetë aksionin e pajtimit të gjaqeve u bëheshin edhe veprime që ndihmon për t’i sqaruar helmimet që ishin masive atë kohë”, ka thënë Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Dhe ndoshta ajo që e di pa hamendje është që Nurija bartte me vete në rrugën për në Zvicër disa epruveta me gjakun e studentëve të helmuar dhe unë e di saktë sepse ajo ma ka thënë dhe kur është bërë gati i ka fshehur ato në gepekun e kerrit me të cilin do të udhëtonte dhe ndoshta një e vërtetë e plotë të paktën unë nuk mund ta di asnjëherë por çfarëdo që të ketë ndodhur unë mendoj që lidhet direkt ose indirekt me shqetësimin ose me frikën për t’u zbuluar ato epruveta gjaku, për t’u asgjësuar”.

“Ajo e mori këtë detyrë dhe jam e sigurt që ajo do ta bënte kur të arrinte gjallë në Zvicër sepse të gjithë kërkonin fakte. Kaq di dhe jam shumë e bindur për këtë që po e them”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analiza dhe sinteza! Shkruan: Kimete Berisha Unë jam e rritur…