Qeveria e Kosovës do ta marrë sot draftin e Asociacionit

06 gusht 2018 | 12:37

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë”, se Statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të dorëzohet direkt në Bruksel nga ekipi për hartimin e draft-statutit.

Në një përgjigje me shkrim nga Ministria thuhet se “raporti nga mbledhja e fundit e mbajtur nga ekipi menaxhues sot dorëzohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal [MAPL] dhe menjëherë posa të përkthehet do të dërgohet në kabinetin e kryeministrit”.

Në përgjigje nga Ministria Administrimit të Pushtetit Lokal, theksohet po ashtu se herën e kaluar Zyra e kryeministrit e ka kthyer raportin prapa për arsye se ka qenë vetëm në gjuhën serbe.

Raporti, thonë në ministri, sapo të përkthehet do të procedohet në instancat përkatëse.

Zyrtarët e Ministrisë, nuk kanë saktësuar se kur ekipi menxhues do të dorëzojë në Bruksel draft-statutin.

Nga ana tjetër, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se “ekipi menaxhues ka pasur katër muaj kohë për draftimin e statutit të Asociacionit”.

Sipas BE-së, në kohën kur ky ekip e informon Brukselin për rezultatet e punës së tyre atëherë kjo do të diskutohet në takimet e nivelit të lartë në BE nga presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur edhe një herë…