Ukraina evakuon 138 civilë nga Sudani

25 prill 2023 | 10:42

Ukraina ka evakuuar 138 civilë, duke përfshirë shtetas të saj dhe qytetarë të Gjeorgjisë dhe Perusë, të cilët u bllokuan nga luftimet në Sudan, tha të martën inteligjenca ushtarake e Ukrainës.

Agjencia e inteligjencës ushtarake GUR tha se kishte evakuuar 87 qytetarë të Ukrainës, të cilët ishin kryesisht specialistë të aviacionit  pilotë dhe teknikë  dhe anëtarë të familjeve të tyre.

“U evakuuan edhe qytetarët e Gjeorgjisë dhe Perusë. Në total u shpëtuan 138 qytetarë. Mes tyre janë 35 gra dhe 12 fëmijë”, thuhet në njoftim.

Të evokuarit tani ndodhen në Egjipt dhe marrin ndihmë mjekësore, ushqim dhe ujë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 33-vjetorit të vdekjes së veprimtarit të shquar…