Osmani do ta vizitojë Tetovën më 27 prill
25 prill 2023
| 11:29
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vizitojë qytetin e Tetovë në Maqedoninë e Veriut më 27 prill.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj komune dhe Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Kasami nuk ka dhënë detaje në lidhje me agjendën e Osmanit. Deri më tani as nga presidenca nuk është bërë e ditur vizita e saj në Tetovë dhe agjenda.