Daçiqi: S’ka kohë më të mirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

06 gusht 2018 | 13:38

Situata aktualisht është e tillë që kemi një mundësi të mirë për të zgjidhur çështjen e Kosovës me kompromis.

Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka shtuar se nuk e di nëse dhe kur do të ketë mundësi më të mira.

Ai ka thënë se pozicionet e Rusisë, e cila sipas tij është bërë superfuqi, kanë ndryshuar dhe kanë marrëdhënie shumë më të ngushta me Serbinë sesa 20 vjet më parë.

Po ashtu, Daçiqi ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe politika e saj e jashtme kanë ndryshuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në praninë e kryetarit të Komunës së Junikut, qytetarëve, familjarëve…