Miami mposhti Milwaukeen, Lakersat fitojnë pas kohës shtesë
Vijon të befasojë ekipi i Miami, që mundi me rezultat 119-114 Milwaukee në ndeshjen e katërt çerekfinale “play-off” dhe tashmë udhëheq 3-1 serinë. Një rezultat që nuk pritej, pasi Miami erdhi nga faza “play-in”, ndërsa Milwaukee ka rekordin më të mirë sezonal në NBA. Rikthimi i Antetokounmpo nuk zgjidhi problemet e Bucks edhe pse realizoi një “triple double” me 26 pikë, 10 rebound e 13 asistime, ndërsa Middleton shënoi 36 pikë. Për Miami u dallua Jimmy
Butler, autor i 56 pikëve, lider në fushë për vendasit, që janë një fitore larg kualifikimit. Një fitore larg është edhe ekipi i Lakersave, që e mposhti me shifrat 117-111 Memphisin pas kohës shtesë. Të gjithë titullarët e Lakersave e mbyllën me mbi 10 pikë, ku u dalluan Reaves me 23 pikë e LeBron James me 22 pikë e 20 rebound. Për Memphisin, Bane realizoi 36 pikë, por që mbetën për statistikë.
“Play-off” – Çerekfinale Konferenca e Lindjes
Philadelphia – Brooklyn (4-0)
Boston – Atlanta (3-1)
Cleveland – New York (1-3)
Milwaukee – Miami 114-119 (1-3)
“Play-off” – Çerekfinale Konferenca e Perëndimit
Sacramento – Golden State (2-2)
Memphis – Lakers 111-117 (1-3)
Phoenix – Clippers (3-1)
Denver – Minnesota (3-1)