Komisioni i Granteve: Buxheti komunal për vitin 2024 kap vlerën 742 milionë euro

25 prill 2023 | 15:50

Nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti është mbajtur të martën takimi i Komisionit të Granteve, ku u diskutua dhe u aprovua financimi komunal për vitin 2024-2026.

Drafti i përgatitur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për financimin komunal për periudhën 2024-2026 është i bazuar në legjislacionin për financat publike dhe aprovimi i këtij drafti do t’u mundësojë komunave dhe nivelit qendror zhvillimin e rregullt të procesit buxhetor.

Në total, buxheti komunal për vitin 2024 në nivelin komunal kap vlerën prej 742.02 milionë euro, e që paraqet një rritje prej 82.51 milionë euro krahasuar me buxhetin komunal të vitit 2023.

Granti i përgjithshëm për vitin 2024 kap shumën prej 284.68 milionë euro, e që paraqet vlerën më të madhe ndonjëherë për këtë grant.

Kjo vlerë rekord e grantit të përgjithshëm vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i rritjes së të hyrave në buxhetin e shtetit. Rritje ka edhe në grantin specifik për Shëndetësi dhe grantin specifik për arsimin.

Granti për shëndetësi për vitin 2024 ka rritje prej 16 për qind krahasuar me vitin 2023, apo 11.5 milionë euro, ndërsa granti për arsimin është rritur për 18.5 për qind, apo 37 milionë euro.

Komisioni i Granteve ka miratuar buxhetin me rritje edhe për grantin e kryeqytetit me afro 12 për qind krahasuar me vitin 2023, si dhe financimin për teatrot me rritje prej 80 për qind apo 720 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Byroja Kosovare e Sigurimit këtë vit ka mbështetur projektin “Siguria…