Arrestimi i drejtorit të KEK-ut, opozita mbledh nënshkrimet, nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme

25 prill 2023 | 15:47

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë me dije të martën se kanë mbledhur 40 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme për nesër (e mërkurë) në orën 11:00.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme sipas Tahirit opozita do të kërkojë përgjegjësi për aktualitetin në Kosovë me rastin e arrestimit të Nagip Krasniqit, drejtorit të KEK-ut.

“Sapo dorëzova kërkesën e mbështetur nga 40 deputetë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër nga ora 11:00, ku do të kërkojmë përgjegjësi për aktualitetin e krijuar me rastin e arrestimit për korrupsion të zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, i emëruar nga pushteti në krye të KEK-ut”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur 30 ditë paraburgim për Krasniqin, i cili po dyshohet për tri vepra penale.

Krasniqi dyshohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “ushtrim të ndikimit” dhe “konflikt i interesit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora tregoi figurën e saj të pabesueshme të trupit…