Edi Rama: 22 për qind rritje pagash për ushtarakët shqiptarë në vitin 2024

25 prill 2023 | 16:01

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një ftesë për të gjithë të rinjtë që ta shohin si një mundësi afrimin e tyre me Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Këtë ftesë, Rama e ka shoqëruar me lajmin se pas rritjes së pagave me 30 për qind në vitin 2022 dhe me 7 për qind këtë vit, një tjetër rritje e konsiderueshme deri në 22 për qind do të bëhet realitet në 2024, për të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të vendit.

“Një ftesë për të gjithë të rinjtë e të rejat, që ta shohin si një mundësi të re për veten, familjen po edhe atdheun, afrimin e tyre me Forcat e Armatosura të Republikës sonë. Pas rritjes së pagave me 30 për qind në vitin 2022 dhe me 7 për qind këtë vit, një tjetër rritje e konsiderueshme deri në 22 për qind do të bëhet realitet në 2024, për të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë”.

“Respekt për punën e vajzave dhe djemve në uniformë, pjesë e vijës së parë të frontit në mbrojtje të territorit të vendit”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka është në dyshim për ndeshjen derbi…